Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 18:14 | Politikë

Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

Presidenti Bajram Begaj e kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore, shkruan A2 CNN.

Konflikti politik për këtë akt ishte aq i madh, sa në qendër të debatit u përfshinë edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Polemika lidhej me mënyrën se si palët interpretonin disa nene të ligjit: sipas opozitës, ato garantonin me ligj të drejta për komunitetin LGBTIQ+, ndërsa mazhoranca socialiste argumentonte se akti ishte një kërkesë e Bashkimit Europian.

Begaj preferoi të mos shprehte asnjë qëndrim publik për ligjin, duke e dekretuar atë në heshtje.

Kujtojmë se një pjesë e madhe e figurave publike e fetare kërkuan që ligji të miratohej me referendum, por diçka e tillë nuk ndodhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos