
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është pritur sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, raporton A2CNN.
Më herët kryediplomati shqiptar u takua me ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu dhe zëvendëskryeministrin e parë Glauk Konjufca.
Po sot Hoxha pritet të takojë edhe drejtuesit e tjerë të partive politike në opozitë, si Bedri Hamzën apo Lumir Abdixhikun.
Po ashtu ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të zhvillojë edhe një takim në bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it. (A2 Televizion)