Ferit Hoxha takohet sot me Albin Kurtin dhe drejtues të partive në Kosovë, vizitë edhe në bazën e KFOR-it

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 10:35 | Politikë

Ferit Hoxha takohet sot me Albin Kurtin dhe drejtues të partive në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit, raporton A2CNN. 

Në orën 10.00, Ministri Hoxha do të takohet me Albulena Haxhiun, Ushtruese e Detyrës së Presidentes.

Në orën 10.45, Hoxha do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti.  Vizita zyrtare e ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjfuca, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës  i Republikës së Kosovës.

Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamzën, kreu i PDK, Ardian GJINI, kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.

Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos