Negociatat me BE, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa pret kryeministrin Rama më 9 shkurt

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2026, 14:25 | Politikë

Negociatat me BE, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa pret

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë më 9 shkurt një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

A2 CNN mëson se në fokus të takimit do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas burimeve për A2 CNN shtetet anëtare, në veçanti Gjermania kërkon me ngulm nga Shqipëria që politika të mos bëhet pengesë për drejtësinë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos