
Kuvendi nuk ka miratuar kërkesën e opozitës për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, shkruan A2 CNN.
Me 74 vota, kërkesa është rrëzuar, me argumentin se çështja është duke u trajtuar në instancat e drejtësisë.
Me kërkesë të SPAK, zv.kryeministrja është pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme, edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkak se është marrë e pandehur për çështjen e tunelit të Llogarasë.
Qeveria e ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa vetë Balluku e ka apeluar në Apel. (A2 Televizion)