
I nominuari nga Presidenti Donald Trump si Ambasador i SHBA-ve për Shqipërinë, Eric Wendt, do të ketë nesër një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Senatit.
Kujtojmë që më 13 prill Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi emërimin e ish-gjeneralit amerikan në NATO, Eric Wendt, si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri.
Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.
Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. (A2 Televizion)