E hëna e parë e prillit ishte një ditë pushimi zyrtar, por kjo nuk bëri diferencë për detyrimin gjyqësor ndaj liderit demokrat, Sali Berisha, për t’u paraqitur në SPAK.
Nga podiumi i përhershëm para institucionit, Berisha tha se prokurorët e SPAK mbajtën një lloj heshtjeje ndaj kërkesës së avokatëve të tij për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar në çështjen “Partizani”.
Në rast se kërkesa për Ramën si dëshmitar pranohet, Berisha shprehu gatishmëri për një përballje në gjyq.
Më herët, Berisha hodhi akuza drejt ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke pretenduar se kishte pushuar në mënyrë të padrejtë hetimin për “falsifikim” ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka.
Duke e konsideruar çështjen ndaj Gjokës si një “serial të mbyllur turpshëm”, Berisha paralajmëroi një tjetër “serial”.
Sali Berisha zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që prej janarit të vitit 2025. (A2 Televizion)