Përfundon te Trauma deputeti, PD: Nallbati u godit nga policia në kokë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 20:46 | Politikë

Përfundon te Trauma deputeti, PD: Nallbati u godit nga policia në

Deputeti demokrat Beldion Nallbati është dërguar te Spitali i Traumës, pasi ka marrë një goditje në kokë gjatë protestës para Parlamentit.

Partia Demokratike ka shpërndarë disa pamje ku pretendon se Nallbati është goditur nga efektivët e policisë, raporton A2CNN. 

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë. Tensioni në protestë u përshkallëzua pasi protestuesit nisën të hedhin molotov në drejtim të kordonit policor, të vendosur para godinës së Kuvendit.

Uniformat blu u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë duke shpërndarë turmën, që tentonte herë pas here çarjen e kordonit policor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos