“Revoltë-përballje!” Flamur Noka: Ky është skenari i protestës, nuk ndalemi

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 19:23 | Politikë

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur për A2 CNN për vijimin e protestës së kësaj të marte duke thënë se ajo nuk do të ndalet, ndërsa theksoi se skenari është: Revoltë-përballje”.

“Ne jemi në protestë dhe ajo vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur, duhet zgjidhje politike. Duhet që Shqipëria të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama ka pa5ralajmëruar përshkallëzim dhe po rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë deri në zgjedhjen politike.

Ne nuk do të ndalemi, revolta do të vijë duke u shtuar dhe asnjë regjim nuk mund ta përballojë. Skenari sonte është revoltë, përballje”, tha Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos