
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure "Aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes".
Ky vendim do të duhet të ratifikohet në seancë plenare, shkruan A2 CNN.
Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të PS që të rrinë të gatshëm për një seancë të posaçme për miratimin e këtij vendimi.
Sot Këshilli i Ministrave ja përcjell dokumentin e miratuar Kryetarit të Kuvendit, i cili do të mbajë seancën këtë të enjte. (A2 Televizion)