106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Presidenti Begaj: Dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 09:15 | Politikë

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Presidenti Begaj: Dëshmoi

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar me respekt atdhetarët që morën pjesë në Kongresin e Lushnjës, 106 vjet nga mbajtja e tij.

“106 vjet më parë, në një moment kritik për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit të ri shqiptar, një grup përfaqësuesish nga të gjitha trevat dhe besimet fetare u mblodhën në Lushnje në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të kërcënuar të vendit”, tha Begaj në një mesazh, përcjell A2.

“Kongresi i Lushnjës dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë dhe përçarjen, për të marrë në dorë fatin e vet, duke ringritur institucionet demokratike të shtetit, të sfiduar nga anarkia dhe luftërat, duke i dhënë Shqipërisë formën e një shteti modern dhe sovran.

Nderime dhe respekt për atdhetarët dhe burrështetasit shqiptarë, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës, që certifikuan lindjen e shtetit modern shqiptar!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos