“Rama ka qenë qengj i urtë. Ai është akrep, unë shqiponjë”, Meta për kryeministrin: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 20:51 | Politikë
 

Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN u pyet nëse do ta takonte kryeministrin Edi Rama, nëse një ditë do të gjendej përballë tij. Meta tha se i del përballë cilitdo, ndërsa theksoi se koha do të tregojë se kush ka llogari për të larë me popullin.

 “Unë dal përballë cilitdo dhe as nuk e ndërroj rrugën dhe as nuk i ul sytë. Përpara shqiptarëve do të jem gjithmonë ballëhapur sepse kam mbrojtur interesin kombëtar dhe demokracia për mua është interes kombëtar. Koha do tregojë se kush ka llogari për të larë me këtë popull”, tha Meta. 

Duke iu referuar Ramës, Meta tha “ne jemi karaktere të ndryshme, ai është karakteri i akrepit, unë jam karakteri i shqiponjës”. Ndër të tjera Meta tha se Rama ka qenë qengj i urtë derisa korruptoi Bashën dhe i mori të gjitha pushtetet.

Unë e njoh z.Rama, edhe s’dua t’i vë faj, Rama ka qenë qengj i urtë shumë, kur ka qenë ministër, kur ka qenë vartës, biles edhe kur ka qenë kryeministër në koalicion, ai vinte çdo ditë në orën 10:00 te Parlamenti. Derisa korruptoi Lulin dhe i mori të gjitha pushtetet dhe nxori fytyrën e vërtetë, që është në ADN-në e tij. Nuk mund t’i vëmë faj Ramës pse bleu ata që u shitën”, u shpreh ai. 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos