I nominuari i Trump-it si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan për prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrën në vendin tonë.
I pyetur për bizneset e familjarëve të Trump në rajon dhe Shqipëri, Wendt tha se puna e tij është të lehtësojë punën e të gjitha bizneseve amerikane në Shqipëri, në kushte të barabarta, shkruan A2CNN.
“Nuk jam shumë familjar për përfshirjen e bizneseve familjare të Trump-it në Shqipëri. Puna ime si ambasador i SHBA-ve është të lehtësoj punën e bizneseve amerikane. Nëse ata do të zhvillojnë bizneset e tyre atje, pavarësisht lidhjeve të tyre, do sigurohem që këto biznese të bëhen në rrugën e drejtë dhe në kushte të barabarta. Do sigurohem që të advokoj të gjitha llojet e bizneseve amerikane”, tha ambasadori.
Wendt theksoi se SPAK-u ka qenë efektiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duhet të vijojë në këtë rrugë.
“Sa i takon korrupsionit, unë pajtohem që SPAK-u të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka qenë shumë efektiv SPAK-u”, u shpreh ai.
(A2 Televizion)