Rama mban sot fjalimin në OKB, merr pjesë edhe në Këshillin Europian të Korporatave

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 18:54 | Politikë

Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vizita e tij në Nju Jork është shoqëruar edhe me takime me diasporën, por edhe me protesta nga komuniteti i shqiptarëve, veçanërisht pas skandalit të fundit me shefen e Shërbimit Informativ, tashmë nën arrest shtëpie dhe e shkarkuar nga detyra.

Rama ishte në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave. Rama tha se kjo platformë tregon se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Siç tha ai, masa e progresit nuk matet vetëm me atë që u lëmë atyre që vijnë pas nesh.

Për më shumë, ndiqni mesazhin e kryeministrit Rama në këtë takim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos