Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me “korbat dhe sorrat”

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 16:50 | Politikë

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që kanë vijuar në vend, duke theksuar se qeveria po dëgjon me vëmendje shqetësimet e qytetarëve që kanë protestuar në mënyrë paqësore, ndërsa ka bërë dallim mes tyre dhe atyre që, sipas tij, synojnë ta politizojnë situatën.

Rama u shpreh se nuk i paragjykon qytetarët që kërkojnë një shtet më të drejtë dhe një mjedis më të mbrojtur, duke theksuar se kërkesat e tyre po shqyrtohen nga një grup i posaçëm.

Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës. Nuk kam paragjykuar ata qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, sepse duan një mjedis më të mbrojtur. Nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Shoqëria kërkon gjithmonë e më shumë,” u shpreh Rama.

“Po dëgjojmë me shumë vëmendje. Një grup i mbledhur enkas po mban çdo shënim. Hap pas hapi, do t’i komunikojmë me njerëzit e zakonshëm dhe të ndershëm të këtij vendi,” deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos