
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Ndërsa shprehet se mësoi me pikëllim lajmin, Rama e konsideron Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani-in, një burrë shteti vizionar dhe lider historik.
Rama thekson se falë vizionit të tij Katari u shndërrua në burim frymëzimi përtej rajonit, ndërsa nuk la pa përmendur lidhjet e miqësisë së këtij vendi me Shqipërinë.
POSTIMI
Me pikëllim mësova për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Një burrë shteti vizionar dhe një udhëheqës historik, ai ia kushtoi jetën përparimit të Katarit dhe hodhi themelet e një prej transformimeve kombëtare më të jashtëzakonshme të kohës sonë.
Falë vizionit dhe frymëzimit të tij, të çuar përpara nga udhëheqja e shkëlqyer e djalit dhe pasardhësit të tij, Katari është shndërruar në një burim frymëzimi, përtej rajonit të tij: një komb i aftë të përqafojë transformime të jashtëzakonshme, duke ruajtur njëherazi një krenari të admirueshme për identitetin, trashëgiminë dhe karakterin e tij të pasur kulturor.
Shqipëria dhe Katari ndajnë një lidhje miqësie, respekti të ndërsjellë dhe bashkëpunimi në rritje, të cilën e vlerësojmë thellësisht. Ne e kemi parë gjithmonë me admirim të madh transformimin e Katarit dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj kulturës, arsimit, dialogut dhe ruajtjes së trashëgimisë.
Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella Lartmadhërisë së Tij, Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani; mbarë familjes Al Thani; mikut dhe vëllait tim të dashur, Shkëlqesisë së Tij Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme; si edhe popullit vëlla të Shtetit të Katarit.
U prehtë në paqe të përjetshme shpirti i Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, dhe vizioni dhe trashëgimia e tij vazhdofshin të frymëzojnë Katarin dhe brezat që do të vijnë.
(A2 Televizion)