Ish-këshilltari i Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, ka paralajmëruar për rrezikun që Rusia paraqet për stabilitetin në Ballkan, duke përmendur përpjekjet e Moskës për të nxitur trazira dhe për të rihapur çështjet e vjetra të rajonit.
Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Bolton kritikoi qasjen e administratës amerikane ndaj zhvillimeve në Ballkan, ndërsa shprehu shqetësimin se Rusia mund të shfrytëzojë situatën për ta krisur NATO-n.
“Mendoj që kërcënimi i vërtetë i stabilitetit në Ballkan është Rusia dhe përpjekjet për të bërë trazira dhe për të ngjizur sërish çështjet e vjetra të Ballkanit që nga administrata amerikane është gabuar në mënyrën e përqasjes dhe është Rusia që mund të bëjë që NATO-ja të kriset. Kjo është diçka që ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje, por nuk mendoj që Trump do t’ia dijë për NATO-n, apo të shqetësohet për anëtarët e NATO-s në Ballkan, apo të tjerë që duan të jenë pjesë e NATO-s”. (A2 Televizion)