Sara Mila: Opozita tentoi të ngadalësojë integrimin në BE

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 21:51 | Politikë

Deputetja e Partia Socialiste, Sara Mila, deklaroi se opozita nuk votoi asnjë projektligj për integrimin, duke tentuar të ngadalësojë këtë proces. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ajo tha se opozita mbajtur një qëndrim kontradiktor ndaj këtij procesi, në një kohë që sipas saj pretendonte publikisht se mbështet Bashkimi Europian.

“Me 83 mandate opozita nuk mund të bëhet një pengesë reale për të ndaluar procesin në vetvete në kalimin e projektligjeve për përafrim me Bashkimin Europian. Por çfarë ndodh? Një opozitë e cila del dhe promovon vlerat e Bashkimit Europian dhe thotë që ne jemi parti që e mbështesim, si ka mundësi që shkon dhe me votë nuk voton asnjë projektligj i cili përafrohet me Bashkimin Europian? Ne kemi kaluar mbi 25 projektligje të cilat janë dedikuar si detyrë shtëpie nga Bashkimi Europian dhe në asnjërën prej tyre ata përfaqësues nuk kanë votuar ose kanë refuzuar të jenë pjesë në sallë ose nuk kanë votuar kundër”.

Deputetja socialiste akuzoi opozitën se ka përdorur protesta, deklarata publike dhe takime ndërkombëtare për të krijuar idenë se në Shqipëri nuk funksionon shteti i së drejtës.

“Pikërisht grup kapitulli ku opozita u përpoq të kapej ishte pikërisht ky që i referoi shtetit të së drejtës, ai i cili do marrë dhe dritën jeshile sot dhe ne e presim nga momenti në moment. Në momentin që ti je duke u diskutuar mbi këtë projekt, mbi këtë grup kapitull, pikërisht për shtetin e së drejtës, opozita ka ndërmarrë një aktivitet bruto vetëm për t'i thënë Bashkimit Europian që këtu vetëm shteti i së drejtës nuk ekziston. Si me protestat, si me dëgjesat publike, si me daljet publike, si me çfarë ata referojnë sa herë që janë në delegacion zyrtare në Bruksel”.

Duke e quajtur bllof aktivitetin e opozitës ajo u bëri thirrje që t’u përgjigjen shqiptarëve.

“Të dalin, të vijnë atje dhe t'i përgjigjen shqiptarëve ashtu siç duhet t'i përgjigjen. Jo duke bërë tymnaja të kota. Ky bllof që po duan të luajnë është në fakt edhe më i rrezikshëm për vetveten e tyre. Po nuk jam sot këtu për të folur për problematikat e tyre të brendshme, por unë mendoj që ka vetëm një faturë. Është pikërisht ajo që po i ndodh sot Partisë Demokratike që shkon keq e më keq. Sepse pa diskutim nuk kanë një skenar, nuk kanë një organizim dhe nuk kanë një objektiv. Absolutisht jo. Duan vetëm të shkatërrojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos