Raporti i IBAR-it është një shuplakë për Komisionin Evropian dhe një grusht për qeverinë shqiptare. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Neritan Sejamini, sipas të cilit raporti është mjaft kritik dhe nxjerr në pah probleme të mëdha të vendit tonë.
“Raporti që paraqiti komisioni u transformua krejtësisht dhe raporti final që ka nxjerrë Bashkimi Europian duke miratuar çfarë është arritur duke vënë objektivat përfundimtare. Është një raport i cili nuk mund të jetë as krenari, por do të jetë një shqetësim i madh për Shqipërinë dhe një raport i cili tregon që perspektiva europiane e Shqipërisë sot është më larg se ç’ishte para ca muajsh ose të paktën ne sot e kuptojmë që jemi shumë më larg. Është një raport i cili nxjerr problemet e mëdha që ka demokracia shqiptare, problemet e mëdha që ka shteti së drejtës, problemet e mëdha me korrupsionin, problemet e mëdha me pandëshkueshmërinë e politikanëve, probleme të mëdha me zgjedhjet, probleme të mëdha me menaxhimin e pronës dhe me pronën, probleme të mëdha që ne kemi me një sërë sektorësh të tjerë, me lirinë e mediave që kemi me të drejtat e minoriteteve e tjerë e tjerë. Pra, po të shikosh është raporti ndoshta më i rëndë që është bërë për Shqipërinë po themi në 10 vitet e fundit, dy dekadat e fundit. Është një raport tmerrësisht kritik i cili është një shuplakë për Komisionin Evropian dhe një grusht për qeverinë shqiptare. Është për Komisionin Evropian sepse thelbi i raportit është ky”.
Sipas tij, Bashkimi Europian ka bërë të qartë se miratimi i ligjeve në letër nuk mjafton për avancimin në procesin e integrimit, por kërkohet zbatim konkret dhe i qëndrueshëm i reformave.
“Raporti ka treguar që nuk mund të matet gatishmëria e një vendi dhe përgatitja e një vendi për t’u bërë vend anëtar në Bashkimin Europian vetëm duke numëruar ligjet në letër. Që në krye të raportit të Bashkimit Europian thuhet ligjet në letër nuk mjaftojnë. Zbatimi në praktikë me rezultate konkrete dhe në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Zbatimi i plotë në praktikë me rezultate konkrete dhe të qëndrueshme është kyç për mbylljen e negociatave, mbylljen e këtyre kapitujve dhe kjo gjë që thuhet që fillim dokumentit, pastaj gjithë dokumenti është çfarë do të bëjë Shqipëria dhe për herë të parë ke objektiva të sakta. Është një raport shumë serioz që nxjerr në pah vështirësitë e mëdha që kemi ne me demokracinë dhe me të gjitha fushat e tjera dhe që duhet parë jo si triumf, por duhet parë si një përgjegjësi shumë e madhe. Ai raport thotë një gjë në Evropë nuk iket po mos u solle si evropian nuk ik me batuta, nuk iket me propagandë, nuk iket me ligj në raport këtu që nuk iket më duhet të iket vetëm duke zbatuar gjërat në praktikë”. (A2 Televizion)