“SPAK institucion me vlerë dhe apolitik”, i nominuari i Trump për ambasador: Ja prioritetet e mia në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 17:14 | Politikë

I nominuari i Trump-it si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan për prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrën në vendin tonë.

Wendt e konsideroi SPAK-un një institucion të vlefshëm, apolitik dhe të pavarur, që duhet të vazhdojë operacionet kundër organizatave kriminale transnacionale, shkruan A2CNN. 

Wendt vuri në dukje se ndarja e informacioneve nga SPAK me SHBA-të ka sjellë luftimin e dërgesave të drogës që mbërrinin nga Paraguai.

Nëse konfirmohem për rolin tim në Shqipëri, SPAK-u është nga gjithçka që kam lexuar, është një institucion shumë i vlefshëm, ka qenë apolitik, i pavarur. Prokurorët që shkojnë në SPAK kalojnë në një Veting shumë të kujdesshëm, dhe janë të mbikëqyrur nga organizata ndërkombëtare të monitorimit, SHBA dhe BE. Kanë Byronë e tyre të hetimit dhe gjykatat e tyre të posaçme. Nëse konfirmohem, mund të përkushtohem sigurisht për të çuar përpara, që të vazhdojnë operacionet e pavarura, për të luftuar organizatatat kriminale transnacionale. Ndarja e informacioneve që ata bëjnë me ligjvënësit në SHBA ka qenë diçka shumë transparente. Kjo ka sjellë edhe ndjekjen ligjore të elementëve kriminalë në SHBA dhe luftimin e dërgesave të drogës nga Paraguai. Puna e tyre në këtë drejtim është kritike, për sa kohë që do mbeten apolitik dhe të pavarur. Kjo ndihmon edhe ambientin e biznesit për kompanitë amerikane në Shqipëri”, tha ai.

Mes prioriteteve të Wendt në Shqipëri është mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Po ashtu ai përmendi mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës, si dhe luftën kundër korrupsionit. 

"Nëse konfirmohem në këtë detyrë, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-ve. Në ambasadë do të ndjekim katër linja kryesore veprimi për të zhvilluar më tej planin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Linja e parë do të fokusohet te mënyrat për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane do të ndihmojë që si Amerika, ashtu edhe Shqipëria të jenë më të sigurta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos