“Stop legalizimit të rrugaçërisë në Kuvend”- Rama paralajmëron rregulla strikte për mbarëvajtjen e seancave plenare: Opozita merr peng Parlamentin

Nga A2 CNN
16 Janar 2026, 17:48 | Politikë

“Stop legalizimit të rrugaçërisë në

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se PS do të ndërmarrë një nismë të ngjashme me praktikat e BE-së për zbatimin me rigorozitet të rregullores së Kuvendit.

Komentet Rama i bëri në fjalën përmbyllëse të takimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që u zhvillua ditën e sotme.

Rama duke hedhur akuza mbi opozitën se po merr peng Parlamentin, shtoi se i duhet thënë stop njëherë e përgjithmonë asaj që ai e cilësoi si ‘legalizimi i rrugaçërisë në Kuvend’.

“Duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës parlamentare, për të marrë peng jo Kuvendin, por publikun, për një ose dy orë ku fillon seanca e Kuvendin dhe për të pushtuar sallën e Parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në ata që janë aty thjesht dhe vetëm spektator të një teatri balte. Kjo duhet të ndalojë.

Në asnjë Parlament demokratik të BE-së kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Duke qenë se rregullorja e Parlamentit nuk është e shkruar në gur, duke u bazuar te praktikat e BE-së, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me fjalën pengmarrje.

Në asnjë Parlament nuk tolerohet goditja në dinjitet e atyre që janë aty të pranishëm. Masat duhet të jenë të menjëhershme, ashtu siç i ka rrëgullorja. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e Kuvendit është bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre që ndjekin Kuvendin”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos