
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Shqipëria në fakt vuan nga korrupsoni dhe nga ata të cilët kanë përfituar aq para saqë mendojnë se duhet të jenë të paprekshëm, shkruan A2.
“Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’; ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)