“Të ndalemi e të reflektojmë”- Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj urojnë Krishtlindjen

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 08:21 | Politikë

“Të ndalemi e të reflektojmë”- Kryeministri Rama dhe

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë uruar ditën e sotme besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar një ikonë që sipas tij sapo është restauruar dhe vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII.

“MIRËMËNGJES ????

dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen????”, ka shkruar Rama në Facebook.

Nga ana tjetër, edhe Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë ditë si të shenjtë dhe të ndritur, ka uruar gjithë shqiptarët.

Po ashtu mësohet se Presidenti do të përcjellë urimet e tij për Krishtlindjen edhe pranë autoriteteve fetare të tri feve te krishtera gjatë ditës së sotme.

Urimi i Presidentit Begaj:

Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!

Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara,

shëndet, paqe dhe lumturi!

Gëzuar! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos