Votimi preferencial, Kushtetuesja rrëzon partitë e vogla: 2/3 e listës e hapur

Nga anesti
24 Dhjetor 2024, 19:02 | Politikë

Gjykata Kushtetuese la në fuqi formulimet e Kodit Zgjedhor mbi listat preferenciale, duke rrëzuar kërkesën e partive të vogla për shfuqizimin e këtyre neneve. Trupa e gjyqtarëve vëren se formula e dakordësuar nga PS dhe PD garanton parashikimin kushtetues që votimit preferencial t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore të kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga partitë e vogla, kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS dhe PD, sa i përket listave të kandidatëve preferencialë. Formula garanton parashikimin kushtetues që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dytë tretat e listës shumë emërore”, pohon Gjykata Kushtetuese.

“Sa i takon pretendimit të llogaritjes së numrit të kandidatëve të listës me renditje të fiksuar në varësitë presjes dhjetore më të vogël ose më të madhe se 0.5 të parashikuar në pikën2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve janë të pabazuara. Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata mbajti në konsideratë se lista shumëemërore e subjekteve politike përbëhet nga lista me renditje të fiksuar dhe lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes (neni 67,pika 1 i Kodit Zgjedhor). Kjo e fundit si komponent i listës shumëemërore të subjekteve politike garanton parashikimin kushtetues të nenit 64, pika 3 “që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”.

Përmes një njoftimi Gjykata thekson se nuk konstatoi cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët. Edhe parimi i së drejtës për t’u zgjedhur ashtu edhe ai për të zgjedhur, nuk preken. Sipas trupës kushtetuese, parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve. Për rrjedhojë, ato nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos