
Mbrëmjen e sotme, në protestën e thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga.
Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë kujtojmë se protestuesit mbajë në duar pankarta të shumta, që e pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar. (A2 Televizion)