
Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për në 8 prill dhënien e pretencës për Kelmend Balilin.
Shkak ishte sërish mungesa e avokatit Theodhori Sollaku. Po ashtu në seancë mungoi edhe Kelmend Balili, i cili edhe më herët kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore.
Kjo është hera e tretë që Prokuroria shtyn dhënien e pretencës për Balilin.
Mbi të ashtuquajturin “Eskobari” të Ballkanit i cili ka përfituar edhe gjykim te shkurtuar, rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal; deklarim i rremë i pasurisë; Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe “pastrim parash”.
Balili nuk i ka pranuar akuzat. Ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim. (A2 Televizion)