Situata me pandeminë, Basha: Rama u merr shqiptarëve lekët e taksave dhe ua jep miqve të vet

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 09:37 | Politikë
Situata me pandeminë, Basha: Rama u merr shqiptarëve lekët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook shprehu shqetësimin e tij për rritjen e rasteve me Covid-19 në vendin tonë dhe theksoi mungesën e veprimit nga qeveria.

“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca. Rama u merr shqiptarëve lekët e taksave dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, ua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.

“Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos