Sondazhi, Michelle Obama gruaja më e admiruar në SHBA

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 19:14 | Lifestyle
Sondazhi, Michelle Obama gruaja më e admiruar në SHBA

Michelle Obama ka lënë pas një ish-zonjë tjetër të parë, duke u bërë kështu gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një sondazh të publikuar nga “Gallop”, ajo është gruaja më e votuar nga amerikanët.

Ish zonja e parë është angazhuar në turin e saj për promovimin e librit me kujtime nga “Shtëpia e Bardhë” të titulluar “Becoming”.

Vendi i parë është mbajtur nga Hillary Clinton për 17 vite. “Gallup” zbulon se Clinton është shfaqur në 10 personazhet më të admiruara më shumë se çdo femër tjetër. Michelle Obama doli e dyta pas saj 3 herë përpara se t’i rrëmbente fronin këtë vit.

Clinton për 2018 u rendit e treta. Oprah Winfrey e dyta. Ndërsa zonja e parë aktuale, Melania Trump arriti në vend të katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos