Spiropali: 30 Qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 19:54 | Politikë
Spiropali: 30 Qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se Meta më 30 qershor e shkeli Kushtetutën dhe i kujtoi Kreut të Shtetit një deklaratë të bërë, ku, sipas saj, Meta thonte se nëse Venecia do të faktonte shkeljet e tij kushtetuese, ai do e linte Presidencën.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 Qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos