“7 vite burg për gazetarin francez në Algjeri”, Ervin Baku tregon se ç’ndodhi me mikun e tij

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 09:47 | Futboll

Gazetari Ervin Baku ka denoncuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN rastin e mikut dhe kolegut të tij francez Christophe Gleizes, i cili sipas tij po mbahet padrejtësisht në burg në Algjeri.

Baku tha se Gleizes udhëtoi drejt rajonit të Kabiliës për të realizuar një reportazh mbi skuadrën lokale të futbollit, por u arrestua dhe më pas u dënua me 7 vite burg në mënyrë absurde.

Kam një koleg gazetar, një koleg francez, Christophe Gleizes, i cili mbahet në burg në mënyrë të padrejtë në Algjeri. Është dënuar me 7 vjet ndërkohë që shkoi në Kabili për të bërë një reportazh për skuadrën e Kabilisë. U kap atje në mënyrë të padrejtë, në mënyrë absurde, diktatoriale dhe është mbajtur në burg. Falënderoj FIFA-n që i ka bërë një akreditim Christophe Gleizes, ku thotë që vendi i tij s’është në burg, por duhet të jetë në Kupën e Botës. Ai u kap në 2024-ën, dhe tani është mobilizuar gjithë bota e futbollit me këtë rast. Jemi në 2026-ën dhe vazhdon akoma të burgosen gazetarë sepse ushtrojnë profesionin e tyre. Ai është kërkuar për terrorizëm, për materiale në dëm të interesit kombëtar të Algjerisë, idiotësira pa fund. Uroj që gjithë ky mobilizim i gjithë botës ta lirojë atë sa më parë”, shprehet Baku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos