Beteja e tribunave, grupet e tifozëve bashkohen kundër FSHF

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 15:30 | Futboll

Pas vendimit të diskutueshëm për të përjashtuar tifozët e organizuar nga stadiumi, duke mos u rezervuar bileta grupimeve që kanë qenë historikisht në mbështetje të Kombëtares, uniteti në tribuna është rritur.

Tifozat Kuq e Zi njoftuan se: “Pas një takimi të përbashkët vëllazëror dhe qëllim-mirë, vendosën të jenë bashkë me Illyrian Elite në sfidat që kanë përpara”.

Sipas Tifozave Kuq e Zi “bashkimi e bën fuqinë, e së bashku kemi vetëm dashuri për Kombëtaren, që është më e madhe se pazaret e federatës". Ata e mbyllën njoftimin me dorezën e sfidës: Shihemi së shpejti!. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos