Chelsea i Armando Brojës arriti të kalojë në raundin e radhës të FACup, duke triumfuar me një poker golash përballë Prestonit që militon një kategori më poshtë, në futbollin anglez.
Ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare, ai që hapi serinë e golave duke dërguar topin në rrjetë me kokë, në minutën e ’58 të sfidës.
I vendosur në qendër të kritikave për performancat jo fort pozitive, edhe pse Mauricio Pochetino i ka besuar edhe vendin e titullarit në kampionat, Broja shfrytëzoi në mënyrë perfekte krosin e anësorit francez Malo Gusto.
Broja rises ⬆️
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 6, 2024
Broja scores ✅
A top header from the @ChelseaFC man#EmiratesFACup pic.twitter.com/X0ZNFr9Yjj
Goli i Brojës shtoi entuziazmin e tifozëve të Bluve të Londrës në tribunë, ndërsa 22-vjeçari festoi me shqiponjë.
Pas golit Broja pati rastin të shënonte për të dytën herë, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi në traversë.
Chelsea më pas gjeti edhe dy gola tjerë me Thiago Silvën dhe Sterling në minutat 66-të dhe 69-të, ndërsa Enzo Fernandez vulosi fitoren në të 85 minutë. (A2 Televizion)