Italiani Carlo Ancelotti nuk e ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit. Ai ka konfirmuar dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me klubin madrilen për një periudhë sa më të gjatë.
“Unë dhe klubi duam të vazhdojmë së bashku sa më gjatë të jetë e mundur. E ndiej që Real Madrid beson tek unë”, ka thënë trajneri italian.
Carlo Ancelotti, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme në krye të Real Madridit, vijon të mbetet një figurë kyçe për projektet e klubit. Real Madridi mbetet në garë për trofe në dy garat kryesore, si në La Liga ku është lider, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. (A2 Televizion)