Juventus ka vendosur kontakte me Çavi Hernandez. Sipas medias së njohur L'Equip, klubi italian po punon për të bindur teknikun spanjoll që ti bashkohet Zonjës së vjetër në fund të këtij sezoni.
Edhe pse bardhezinjtë kanë konfirmuar trajnerin Tiago Motta në krye të pankinës, lajmet tregojnë se dy palët do të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, shkruan A2 CNN.
Emri që po lakohet më shumë se mund ta zëvendësojë 42 vjecarin, është Cavi Hernadez i cili pas largimit nga Barcelona, aktualisht është pa ekip.
Në rast se kjo marrëveshje dështon, plani tjetër për stolin bardhezi mund të jetë dhe tekniku i Atalantës, Xhanpiero Gasperini, i cili akoma nuk ka rinovuar zyrtarisht me klubin bergamask dhe kontrata e tij me Atalantën skadon në qershor të këtij viti. (A2 Televizion)