Egnatia mund Vllazninë në Shkodër dhe merr kreun e Superiores

Nga Erald Kodhelaj
27 Janar 2025, 11:34 | Futboll

Egnatia mund Vllazninë në Shkodër dhe merr kreun e Superiores

Nëse nevojitej një provë force për të konfirmuar se janë skuadra më e mirë e momentit në Shqipëri, Egnatia e realizoi misionin me sukses.

Rrogozhinasit fituan 2 me 0 në transfertën me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Lushkja me penallti në të 18-ën dhe Zejnullai në minutën e gjashtë shtesë i dhanë fitoren Egnatias, që mori edhe kreun e renditjes. Hero për miqtë ishte edhe Dajsinani, që ruajti portën të paprekur, duke shpëtuar gola të sigurt.

Në ndeshjen tjetër që mbylli javën e 22-të, Laçi fitoi 2 me 1 në fushën e Elbasanit.

Ky ishte suksesi i parë jashtë fushe i kurbinasve në nëntë muajt e fundit, duke bërë që gara për mbijetesë të mbetet më e hapur se asnjëherë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos