Lojërat elektronike, Cristiano Ronaldo bëhet edhe... luftëtar

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 15:09 | Futboll

Lojërat elektronike, Cristiano Ronaldo bëhet edhe... luftëtar

Një ikonë, një legjendë dhe tani... një luftëtar. Pas reklamave, biznesit të vesh-mbathjeve apo hoteleve, marka e Cristiano Ronaldo-s është përhapur edhe në lojërat elektronike.

Ylli portugez është bërë një prej karaktereve të lojës më të re me luftëtarë “Fatal Fury”, shkruan A2 CNN.

Loja do të lançohet më 24 prill, por janë publikuar imazhet e para të Cristiano Ronaldo-s si luftëtar. Me fanellën e Portugalisë dhe shartin e kapitenit në krah, ai duelon duke përdorur edhe topin, që është goditja më e fort e personazhit.

Sapo fiton duelet, CR7 feston me thirrjen karakteristike “Siuuuu”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos