Elbasani fiton në Laç, Tirana mbetet në zonën e ftohtë

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 22:44 | Futboll

Elbasani fiton në Laç, Tirana mbetet në zonën e

Elbasani mori një fitore minimale këtë të mërkurë në Laç, ku triumfoi me një autogol në pjesën e parë.

Me këto tri pikë verdheblutë janë tashmë vetëm 4 pikë nga Partizani i vendit të katërt, i cili do të luajë të enjten ndaj Dinamos.

Ndërkohë, në një përballje direkte për mbijetesë me Bylisin, Tirana nuk ja ka dalë të marrë më shumë se një pikë në një barazim 2-2.

Aktualisht, Tirana mban vendin e 8 në renditje me 32 pikë, ndërsa Bylisi në vendin e 7 me një pikë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos