Prag Barcelona-Atalanta, gafa e Balde: Kush është Gasperini... ku luan?

Nga Erald Kodhelaj
29 Janar 2025, 11:10 | Futboll

Prag Barcelona-Atalanta, gafa e Balde: Kush është Gasperini... ku

Momente qesharake përpara ndeshjes Barcelona-Atalanta. Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i katalanasve, Alejandro Balde, bëri një gafë të pabesueshme.

Ai ishte plotësisht i papërgatitur përballë pyetjes në dukje të thjeshtë se “çfarë mendonte për lojën e Gasperinit?”.

21-vjeçari e ngatërroi trajnerin e Atalantës me ndonjë lojtar, ku në artikulim dhe gjeste dukej qartë se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë më parë emrin.

Momentet e ilaritetit u shoqëruan me të qeshura në sallë, por edhe shumë siklet për futbollistin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos