Pas afro 9 vitesh, Besnik Hasi rikthehet si trajner i Anderletit në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjen skuadër të re, pas vetëm 17 ditësh, kur u largua nga Mechelen në Belgjikë.
Besnik Hasi është rikthyer në klubin ku regjistroi sukseset më të mëdha si trajner. Sipas marrëveshjes, ai do drejtojë ekipin deri në fundin e sezonit dhe nëse çdo gjë shkon mirë mund ti ofrohet e drejta për rinovimin e marrëveshjes edhe për një tjetër vit.
Tifozët e Anderletit kishin kohë që e prisnin rikthimin e Besnik Hasit në skuadër pasi në kohën kur ai drejtonte ekipin belg, skuadra regjistronte suksese të mëdha.
Nga viti 2014 deri më 2016, Hasi drejtoi skuadrën në 119 ndeshje, fitoi titullin kampion në 2014 dhe ngriti lart Superkupën e Belgjikës.
Në të kaluarën, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të mëdha, si Legia e Varshavës, Olimpiakos, Al Raed apo Al Ahli.
(A2 Televizion)