Kombëtarja ndaj Anglisë me mungesa në mbrojtje, por me risi në sulm, ja si pritet të jetë formacioni

Nga Erald Kodhelaj
20 Mars 2025, 15:17 | Futboll

Një skuadër e përgjysmuar në mbrojtje. Në këtë mënyrë Shqipëria pritet të prezantohet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026 përballë Anglisë.

Pas mungesave të Mitajt dhe Hysajt, reparti difensiv humb edhe shërbimet e Ardian Ismajlit. 28-vjeçari punoi i diferencuar dhe ishte nën kujdesin e stafit mjekësor, duke shkaktuar shqetësim. Frika u konkretizuar me diagnozën, sipas të cilës Ismajli e ka të pamundur të luajë në “Wembley”.

Edhe me Kumbullën që ka punuar veçmas grupit dhe është në dyshim, trajnerit Sylvinho i duhet të improvizojë në mbrojtje, ku përkrah Gjimshitit në qendër pritet të luajë Ajeti. Balliu do të marrin vendin e tij në të djathtë, ndërsa Aliji nga e majta.

Në mesfushë, në krah të Asllanit pritet të aktivizohet Laçi, edhe sepse Ramadani nuk ka luajtur së fundmi te skuadra e tij. Kjo lëvizje do të rikthente Bajramin në regji, me Asanin nga e djathta dhe aktivizimin e Muçit nga e majta. Në qendër të sulmit, Uzuni duket i favorizuar në balotazhin me Rey Manaj, teksa Armando Broja shihet si alternativë nga stoli.

Kombëtarja ndaj Anglisë me mungesa në mbrojtje, por me risi

Edhe pse gjithçka rreth rreshtimit në fushë të kuqezinjve mbetet hipotetike, grupi i cunguar dhe alternativat e pakta, duket se i bëjnë të detyrueshme zgjedhjet e Sylvinho-s për debutimin kundër Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos