SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 23:27 | Futboll

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër

SHBA është kombëtarja e dytë organizatore e Botërorit që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në raundin pasardhës. Amerikanët mposhtën me shifrat 2-0 Australinë, duke siguruar “biletën”.

Golat për skuadrën e Poçetinos u shënuan në 45-minutëshin e parë të lojës. Në minutën e 11-të, autogoli i Burgess i dhuroi avantazhin SHBA, ndërsa Freeman në minutën e 43-të shënoi golin e dytë.

Në Grupin D janë edhe Turqia dhe Paraguai, që luajnë të shtunën. Në rast se Turqia mposhtet ose barazon me Paraguain, atëherë SHBA-ja e siguron kalimin e grupit nga vendi i parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos