Trump: Izraeli më respekton, vepron sipas vendimeve të mia

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 22:56 | Bota

Trump: Izraeli më respekton, vepron sipas vendimeve të mia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se gëzon respekt të madh nga Izraeli dhe se ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e qeverisë izraelite.

Në një intervistë për Axios, Trump u pyet nëse do të ishte në gjendje ta ndalonte Izraelin nga ndërmarrja e një sulmi ndaj Libanit.

“Po, do ta bëj. Ata kanë shumë respekt për mua. Dhe bëjnë atë që them unë, mos harroni këtë”, u përgjigj presidenti amerikan.

Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos