Supersfidat e Botërorit, Kanadaja-Bosnje, SHBA pret Paraguajin dhe Brazil-Marok

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 16:52 | Futboll

Supersfidat e Botërorit, Kanadaja-Bosnje, SHBA pret Paraguajin dhe

Magjia e botërorit vazhdon… sonte në orën 21:00 ballkanasit e Bosnje e Hercegovinës, që lanë në shtëpi Italinë, do të luajnë përballë Kanadasë, bashkë organizatore e Kupës së Botës. Kanadezët hyjnë në fushë pa yllin e tyre Alfonso Davis, për shkak të një dëmtimi.

Më pas, duke hyrë e shtuna në orën 3 të mëngjesit, organizatorët e mëdhenj të Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë kundër Paraguajit, në një sfidë që pritet të jetë tepër interesante.

Ndërsa në orën 21:00 të së shtunës, Zvicra e Xhakës luan botërorin kundër Katarit. Dita përmbyllet me supersfidën Brazil-Marok, e cila pritet me shumë interes për shkak të cilësive që ka secili ekip.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos