
Tashmë është zyrtare. Jose Mourinho kthehet te Real Madrid sërish në detyrën e trajnerit.
Klubi spanjoll konfirmoi se janë paguar 15 milionë euro për ta marrë teknikun portugez nga Benfica, shkruan A2.
Mourinho ka firmosur me Realin deri në vitin 2029 dhe do i bashkohet ekipit më 13 korrik, atëherë kur fillojnë edhe përgatitjet për sezonin e ri.
Njoftimi zyrtar:
“Bordi i drejtuesve të Real Madrid, i mbledhur sot, të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Perez, ka rënë dakord të emërojë Jose Mourinhon si trajnerin kryesor të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029. Jose Mourinho do t’i bashkohet Real Madrid më 13 korrik, ditën kur fillon përgatitja parasezonale”. (A2 Televizion)