Rikthimi i Simon Bajls në eventet e gjimnastikës dhe synimi i saj për t’u rikthyer në fronin olimpik nisi zyrtarisht. 27-vjeçarja u ngjit në pedanë së bashku me ekipin amerikan të gjimnastikës, të përbërë nga pesë sportiste, duke konkurruar në kualifikueset e Paris 2024.
Për të ndjekur garimin e Bajls të pranishëm në pallatin e sportit “Bersi Arena” ishin shumë VIP-a. Nga Tom Kruiz, tek Ariana Grande, Snup Dog, por edhe Xhesika Kastain, Xhon Lexhënd dhe Ana Uintur.
Shtetet e Bashkuara janë favorite për të fituar medaljen e artë ekipore, ndërsa prej Olimpiadës në Tokio froni mbahet nga Rusia. (A2 Televizion)