Tërmetet, Meta kërkon bashkëpunim dhe solidaritet njerëzor

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 16:25 | Politikë
Tërmetet, Meta kërkon bashkëpunim dhe solidaritet njerëzor

Në një reagim për situatën e krijuar pas tërmeteve, Presidenti Meta kërkon bashkëpunim dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës.

Kreu i Shtetit nënvizon se transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente. Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Presidenti vëren se keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar shqetësimin e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos