“Territore të përvojave të jetuara”

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 08:48 | Aktualitet

Qendra për Hapje dhe Dialog çeli javën e kaluar ekspozitën “Territore të përvojave të jetuara” nga artisti i mirënjohur shqiptar Edi Hila. Tetë veprat që artisti prezanton janë territore, krijesa e objekte që pulsojnë lehtas nën një rëndesë atmosferike, imazhe që reflektojnë përvojat dhe përjetimet e tij. Gjurmë të kohës dhe imagjinatës, të cilat ftojnë vizitorin të zbulojë labirintet e nënvetëdijes, aty ku penelatat veshin iluzionet e vetë kohës. Do t’ju tregojmë më shumë rreth kësaj ekspozite, që do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht në COD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos