Pushim që prej vitit 2019, Seedorf rikthehet në stol, trajneri i ri i Corinthians

Nga Dea Kozma
13 Tetor 2026, 12:24 | Futboll

Clarence Seedorf rikthehet në botën e trajningut pas më shumë se shtatë vitesh larg bankinës. Legjenda holandeze është emëruar trajneri i ri i Corinthians në Brazil, me kontratë deri në fund të vitit 2027.50-vjeçari merr drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë, pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat, me misionin për ta larguar nga zona e rënies nga kategoria.

Seedorf e nisi karrierën si trajner te Milani në vitin 2014, ndërsa më pas drejtoi Shenzhenin në Kinë, Deportivo La Corunan në Spanjë dhe kombëtaren e Kamerunit. Përvoja e tij e fundit në pankinë përfundoi në vitin 2019.Si futbollist, ai shkroi historinë duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve me tre klube të ndryshme: Ajaxin, Real Madridin dhe Milanin, me të cilin triumfoi dy herë.

Tashmë, sfida e re në Brazil e vendos përballë një misioni krejt ndryshe: të rikthejë Corinthians te rezultatet pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos