Tifozët rikthehen edhe në futbollin gjerman

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 20:21 | Futboll
Tifozët rikthehen edhe në futbollin gjerman

Për herë të parë që prej muajit mars, në stadiumet gjermane do të rikthehen tifozët. Vendimi është marrë nga Federata Gjermane e Futbollit dhe bëhet fjalë për ndeshjet e raundit të parë të Kupës.

“Në Kategorinë e Tretë, në Kupën e Gjermanisë dhe në futbollin e femrave do të lejohen tifozët, ndërsa numri i tyre do të vendoset nga klubet përkatëse në bashkëpunim edhe me autoritetet lokale të shëndetit”, thuhet në njoftimin e federatës.

Në anën tjetër, kombëtarja e Gjermanisë nuk do ta ketë mbështetjen e tifozëve në Ligën e Kombeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos