Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë.
Sipas burimeve, dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali, 59 dhe 61 vjeçar kanë gjendur vdekjen nga disa të shtëna me armë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen "Guerile" në vendin e quajtur "Zooteknika". Astrit Bilali është i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër.

Ndërsa vëllai tjetër, Ibrahim Bilali ka qenë kryetar i shoqatës antikomuniste “2 Prilli” dhe i njohur si i angazhuar politikisht.
Nga dëshmitë mendohet se autorët mund të kenë qenë dy persona që kanë udhëtuar me një automjet Mercedes, që më pas është lënë i djegur pak më tutje.

Forca të shumta të policisë po rrethojnë zonën, për të kuptuar dinamikat e ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)